Ahmeti: Marrëveshja e Prespës rriti sigurinë në rajon
17.06.2021 18:38
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në tre vjetorin e Marrvshjes së Prespës ka vlerësuar se nga kjo marrëveshje qytetarët e vendit kanë përfituar po aq sa edhe nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit.
Sipas kryetarit të BDi-së Ahmeti, kjo marrëveshje do të mbetet një moment që krijoi më shumë siguri dhe stabilitet jo vetëm për vendin tonë por edhe tërë rajonin dhe vetë Europën. Ahmeti në postimin e tij në rrjetet sociale ka thënë se ai dhe ekipi i tij do të angazhohen edhe me më tepër përkushtim që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e plotë në Bashkimit Europian.
