Pronarët e objekteve hotelierike, kërkesë që të punojnë brenda lokaleve
17.06.2021 19:48
Në rrethana kur gjendja me pandeminë....

Në rrethana kur gjendja me pandeminë është përmirësuar, pronarët e objekteve hotelerike kërkojnë protokole që tu lejohet të punojnë edhe në hapsirat e brendëshme.
Ata ankohen se 90 për qind e restoranteve nuk kane tarraca, prandaj humbjet e tyre janë të mëdha, pasi
tanimë një vit e gjysmë nuk punojnë. Sipas pronarëve të restoranteve të dasmave nëse Qeveria vazhdon të mos i marrë parasysh kërkesat e tyre mijëra punëtorë do të mbeten pa punë.
