Peskov, anëtarësimi i Ukrainës në NATO vija e kuqe ruse
17.06.2021 20:14
Rusia ka kundërshtuar fuqishëm mundësinë e anëtarësismit ...

Rusia ka kundërshtuar fuqishëm mundësinë e anëtarësismit të Ukrainës në NATO, një ditë pas takimit Putin-Biden në Gjenevë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se për Rusinë vija e kuqe është anëtarësimi i Ukrainës në NATO.
Për Peskov, samite përgjithësisht ishte pozitiv por Rusia ngelet e shqetësuar që mund të ketë plan veprimi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Rusia dhe Ukraina janë në konflikt që nga aneksimi i Krimesë.
