Ekonomi
Debat për nxitjen e sipërmarrësisë së grave
02.12.2014 09:14
"Mbështetje, nxitje dhe promovim të grave sipërmarrëse" është tema e tryezës së rrumbullakët që sot e organizon Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë...

"Mbështetje, nxitje dhe promovim të grave sipërmarrëse" është tema e tryezës së rrumbullakët që sot e organizon Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë me qëllim që ta nxisë sipërmarrësisnë e grave në Republikën e Maqedonisë.
Në tribunë do të flasë Daniela Arsovska, kryetare e LOE-së, ndërkaq është paralajmëruar edhe prania e zëvendësminsitrit të Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi, kryetares së komunës Kisella Vodë, Biljana Beliçanec Aleksiq dhe deputetes, Daniella Rangellova.
Në debat do të marrin pjesë tridhjetë gra sipërmarrëse - menaxhere, nga disa sektorë, të cilat do t'i ndajnë përvojat e veta. Gjithashtu, do të diskutohet për benefitin nga subvencionet të cilat ndahen për gratë sipërmarrëse, por edhe për mundësinë e rritjes së shumës e cila për momentin është në vlerë prej 60 për qind të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 120.000,00 denarë për kompani./MIA