Vendet epidemiologjikisht të sigurta, BE sot pritet të shtojë në listë RMV-në
18.06.2021 12:55
Bashkimi Evropian duhet të miratojë sot listën....

Bashkimi Evropian duhet të miratojë sot listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta, shtetasit e të cilëve do të mund të udhëtojnë në BE, duke shtuar në listë Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Shqipërinë.
Në maj, Këshilli i BE hoqi zyrtarisht kufizimet në udhëtimet jo-thelbësore për shtetasit e vendeve të treta të cilët janë vaksinuar me të gjitha dozat e kërkuara të vaksinës koronavirus.
Shtetasit e vendeve të treta përfshijnë gjithashtu shtetas të Ballkanit Perëndimor. Sidoqoftë, qytetarët e atyre vendeve që nuk janë në listën e sigurt , ende kanë nevojë për pëlqimin e vendit pritës, ndërsa leja nuk kërkohet për ata që vijnë nga një vend që konsiderohet i sigurt.
