Iranianët zgjedhin presidentin, ish gjykatësi i vijës së ashpër, Raisi, pretendent kryesor
Nga ora 07:00 e mëngjesit...

Nga ora 07:00 e mëngjesit, deri në mesnatë, qytetarët në Iran do të votojnë sot për të zgjedhur presidentin e ri të Republikës Islamike.
Ebrahim Raisi, një klerik 60 vjeç i vijës së ashpër politike, pritet të zëvendësojë presidentin Rohani, që ka shërbyer dy mandate. Raisi ka qenë një nga gjykatësit iranianë në vitin 1988, i cili mbikëqyri një seri gjyqesh të shpejta, në të cilat mijëra të burgosur politikë u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan.
Organizatat e të drejtave të njeriut thonë se ai është fajtor për krime kundër njerëzimit.
Këshilli i Gardianëve , një organ i fuqishëm i vetingut në Iran, ka penguar kandidatët e moderuar të garojnë.
Sfiduesi kryesor i Raisit dhe i vetmi i moderuar në garë është Abdolnaser Hemmati, por me pak gjasa për fitore.
Dy kandidatët e tjerë gjithashtu i takojnë vijës së ashpër. Tre kandidatë u tëhoqën nga gara, dy prej tyre me bënë thirrje për të votua Raisin.
Jehona e votuesve pritet të jetë më e ulta ndonjëherë. Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime, e ka fajësuar “armiqtë” e vendit për dekurajimin e njerëzve për të marrë pjesë në zgjedhje.
