Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë, ASH: 20 vite premtohet, realizimi askund

18.06.2021 14:01

Aleanca për Shqiptarët reagon për objektin e gjimnazit “Sami Frashëri”....

Aleanca për Shqiptarët reagon  për objektin e gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë, që premtohet  për 20 vite me radhë , pa zgjidhje përfundimtare.

Objekti aktual u premtua vetëm si zgjidhje e përkohëshme për nxënësit shqiptarë në 2014, por deri më sot, ai mbeti zgjidhja e tyre e e vetme, edhe pse nuk plotëson asnjë kusht elementar për vijimin e procesit edukativo arsimor thonë nga ASH.

“Edhe në zgjedhjet e fundit lokale, por edhe në ato parlamentare u premtua se përfundimisht ky problem do të zgjidhet, por ja që asnjëherë nuk u realizuan premtimet dhe as që ka ndonjë iniciativë që të paktën të ishte siguruar trualli ku do të ndërtohej shkolla e re. Të gjitha këto fakte çojnë drejt një konkluzioni se këto parti që kanë qeverisur dhe qeverisin qoftë në nivel lokal apo në atë qendror, nxënësin shqiptar të Kumanovës e duan sa më pak të përgatitur dhe sa më pak të motivuar, gjithnjë duke ia humbur shpresën për të jetuar e vepruar në vendlindje” – thonë nga ASH.