Pahor: Shqipëria mund të marrë dritën jeshile nga BE, kjo do të ishte tragjike për RMV-në

18.06.2021 14:12

Presidenti slloven, Borut Pahor....

Presidenti slloven, Borut Pahor theksoi sot se një nga detyrat e para gjatë presidencës së Sllovenisë në BE,  do të jetë zhbllokimi i fillimit të bisedimeve të pranimit e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, kjo është një "çështje morale".

"Unë mendoj se duhet të gjejmë një mënyrë që Bullgaria t'i japë dritën jeshile Maqedonisë . Është një çështje morale për Evropën, jo vetëm një çështje politike," tha Pahor  për agjencinë sllovene të lajmeve STA.

Ai është i vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë, por duket se ka gjithnjë e më shumë mundësi që Shqipëria të marrë dritën jeshile nga BE, e një vendim i tillë  nga këndvështrimi i Shkupit, do të ishte mjaft tragjike.

Ai shtoi se përparimi në zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor,  është thelbësor për stabilitetin e rajonit dhe se situata ilustrohet seriozisht nga dekreti i fundit i Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden për ngrirjen e pronave dhe ndalimin e kujtdo që kontribuon në destabilizimin e rajonit.