Maqedoni

Zëvendëspresidentja e Vietnamit për vizitë në Maqedoni

02.12.2014 09:21

Presidenti Gjorge Ivanov sot do të jetë nikoqir i zëvendëspresidentes të Republikës socialiste të Vietnamit Ngujen Ti Zoan...

Presidenti Gjorge Ivanov sot do të jetë nikoqir i zëvendëspresidentes të Republikës socialiste të Vietnamit Ngujen Ti Zoan, e cila do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
 
Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, shefi i shtetit do të ketë takim tet-a-tet me Zoan, ndërsa delegacionet e të dy shteteve do të mbajnë mbledhje plenare.
 
Zoan do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanovski.
 
Shkak për vizitën është thellimi i bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët mes të dy shteteve, si dhe shfrytëzimi i të gjitha mundësive për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik.
 
"Republika e Maqedonisë vazhdon të ketë politikë të jashtme përgjegjëse dhe aktive, politikë të sinqeritetit ndaj të gjithëve, e cila është e kompletuar me integrimet evropiane dhe euroatlantike të shtetit tonë. Duke i përparuar miqësitë e vjetra me shtetet e botës, ndërtojmë edhe të reja, në interes të qytetarëve të Maqedonisë", thonë për MIA-n nga Kabineti i presidentit.
 
Impuls në marrëdhëniet e tërësishme mes të dy shteteve dha vizita zyrtare e parë nga pavarësia, vizita e ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, në nëntor të vitit 2012 në Vietnam, që ishte mundësi për prezantimin e Republikës së Maqedonisë në rajon në të cilin jemi pothuajse të panjohur, veçanërisht si destinacion i mundshëm i biznesit dhe partner tregtar.
 
Si rezultat i këtij aktiviteti, vijon vizita zyrtare e Republikës së Maqedonisë nga zëvendëspresidentja e Republikës Socialiste të Vietnamit./MIA