Kufijtë e BE-së po hapen, kontrolloni mirë rregullat, para se të niseni
Këshilli i Bashkimit Evropian e azhurnoi listën e vendeve....

Këshilli i Bashkimit Evropian e azhurnoi listën e vendeve, me të cilat hiqen kufizimet e udhëtimit. Në të tani përfshihen edhe Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. Por megjithatë seicili vend anëtar ka rregullat e tij të veçanta.
Para se të udhëtoni, bëni mirë të merrni të dhëna për secilin vend individualisht, cilat janë kërkesat dhe kushtet për udhëtim.
Faqja në Internet e MPJ-së, ofron rekomandime për udhëtime në disa vende, shumë prej të cilave rekomandojnë të mos udhëtohet pa nevojë të ngutshme.
Para udhëtimit, rekomandohet që çdo qytetar të shohë nëse vaksinat "Sputnik" dhe "Sinofarm" njihen në vendin ku ai udhëton, pasi këto dy vaksina nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe shumë shtete anëtare të BE dhe zona Shengen kanë vendosur të mos i njohin ato. Islanda, është vendi i parë në Evropë që hap kufijtë, por vetëm për të vaksinuarit me vaksina të aprovuara nga EMA dhe OBSH. Greqia, Sllovenia, Hungaria dhe Bullgaria, pranojnë turistë të vaksinuar me vaksinën ruse "Sputnik V." Gjermania hap nga 20 qershori kufijtë për turistët nga RMV, por ka disa kushte.
Ata duhet të kenë 14 ditë të kaluara nga doza e dytë e vaksinimit , por vetëm me vaksina të lejuar nga EMA.
Gjermania nuk i njeh si të vaksinuar qytetarët që kanë marrë vaksinat Sputnik V, Sinofarm dhe Sinovac.
Për shkak të pandemisë, me pasaportën e RMV-së nuk mund të udhëtoni direkt as në Holandë.
Një lajm i keq ky për tifozët e kombëtares , më 21 qershor, nëse duan të ndjekin takimin e tretë të kombëtares sonë në Europian, e arrijnë të kalojnë kufirin përmes Gjermanisë, para se të hyjnë në stadium duhet të kenë një test PCR , jo më të vjetër se 11 orë. Holanda madje ka gjobitur ata që nuk respektuan rregullat Kovid me 480 euro dhe ndalim hyrje për disa muaj.
Testi PCR apo karantina e deyrueshme në Holandë, nuk vlen për shtetasit e 20 vendeve, por vendi ynë nuk është në këtë listë.
Të gjithë të tjerët për hyrje duhet të kenë test PCR edhe nëse janë vaksinuar, ose të mbyllen 10 ditë në karantinë.
