Zgjatja e afatit të pasaportave, VMRO-DPMNE: Kush garanton se BE do i pranojë ndryshimet, konform ligjeve ndërkombëtare

18.06.2021 15:25

VMRO-DPMNE ngre shqetësimin për vendimin e MPB-së....

VMRO-DPMNE ngre shqetësimin për vendimin e MPB-së që të zgjati  deri në fund të dhjetorit afatin e përdorimit  pasaportave të skaduara të qytetarëve të RMV-së. Opozita e cilëson këtë vendim si absurd dhe të papranueshëm,  pasi që në praktikë,  në vendet e Europës,  nuk mund të ndodh një gjë e tillë.

VMRO-DPMNE është e bindur se qytetarët të cilët do të tentojnë të udhëtojnë jashtë vendit, në të shumtën e rasteve ose do të kthehen nga kufiri ose do tu paraqiten telashe të  tjera gjatë qendrimit të tyre në ato vende.

“Vendimet e regjimit dhe të Oliver Spasovskit të shpallura në Gazetën Zyrtare, vlejnë vetëm për kufijtë tanë. Askush nuk mund të garantojë se çdo qytetar i RVM-së që do të tentojë të hyrë me pasaport me afat të skaduar në ndonjë shtet tjetër do të mund të kalojë kufirijn, ose se i njëjti nuk do të jetë i kthyer. Askush nuk mund të garantojë që qytetarët që do të ndodhen në një shtet europian me pasaportë me afat të skaduar , do të mund të vëretojë aq lehtë identitetin e tij qoftë  para të punësuarëve hotelerik, bankave ose spitaleve dhe askush nuk mund të garantojë se këta persona nuk do të jenë ekspozuar në strese shtesë nëse kontrollohen nga policia e vendit europian.” – tha Naumçe Stoillkovski.

Nga LSDM nuk dëshirojnë ti komentojnë  shumë akuzat e  VMRO-DPMNE-së. Për TVM2 thonë vetëm se opozita qëllimisht përhap panik, duke e ditur se çdo gjë ështe rregulluar konform  ligjeve dhe të drejtës ndërkombëtare.

MPB:  U japim mundësi mërgimtarëve të kthehen

Edhe nga MPB i përgënjeshtrojnë akuzat e VMRO-së duke thënë se ndryshimi i ligjit për dokumentet  e udhëtimit për të shtyer afatin e vlefshëmrisë së pasaportave deri në fund të këtij viti,  është miratuar kryesisht për mërgimtarët që të mund të  kthehen  në vendlindje dhe që në vendet ku jetojnë kanë pengesa të ndryshme ambasadore-konsulare për të vazhduar dokumentet e tyre të udhëtimit.

Përgënjeshtrojnë akuzat se nuk ka pasaporta e thonë se kushdo mund të aplikojë për një dokument të ri udhëtimi. (Rexhep Qamili, TVM2)