UNHCR: 82,4 milion persona të zhvendosur në botë
Numri i përgjithshëm i njerëzve që u ikën luftërave...

Numri i përgjithshëm i njerëzve që u ikën luftërave, dhunës, persekutimit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut arriti në 82,4 milionë në fund të vitit 2020 edhe krahas pandemisë së virusit korona,raporton UNHCR.
Kjo është një rritje prej 4% krahasuar me shifrën rekord prej 79,5 milionë njerëz në arrati të regjistruar në fund të vitit 2019.
Krahas kushteve të vështira klimatike me të cilat përballen në kampet e përkohsme të qëndrimit ata janë më të rrezikuarit për tu infektuar më virusin korona por edhe rrezikojnë ta përhapin atë.
Viti 2020 është viti i nëntë i rritjes së lëvizjes së detyrueshme nëpër botë. Sot, 1% e popullsisë botërore është në arrati.
Nga gjithsej 82,4 milionë në arrati, 26,4 milionë janë refugjatë, 4,1 milionë azilkërkues dhe 48 milionë personat e zhvendosur jashtë vendit.
Të miturit përfaqësojnë 42% të të gjithë njerëzit e detyruar të largohen. Më shumë se dy të tretat janë nga Siria, Venezuela, Afganistani, Sudani i Jugut dhe Mianmari. Për vitin e shtatë radhazi, Turqia priti numrin më të lartë të refugjatëve në të gjithë botën.
