Samiti për Ballkanin Perëndimor, Zaev: Mjaft me keqkuptimet historike, gati për BE

18.06.2021 16:27

Ballkani Perëndimor është lodhur nga keqkuptimet historike....

Ballkani Perëndimor është lodhur nga keqkuptimet historike dhe kjo është arsyeja pse ne, si politikanë sovranë, duhet të shohim përpara dhe të përqendrohemi në zgjidhje u shpreh, Kryeministri Zoran ZAev në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Vjenë.

Ai vlersoi se çdo bised për një të ardhmen Europën pa një vend autentik në Ballkanin Perëndimor është e pakuptimtë.

Si në të kaluarën me Greqinë,  edhe tani të tregojm se nga procesi i keqkuptimit  mund të dilet me rezultate pozitive, tha Zaev.

“Bashkarishtë ta bëjmë vitin 2021 të jetë një vit për të kujtuar në të cilin do të bëhet një hap i fortë përpara me fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, progresin e qartë evropian për Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe një perspektivë të qartë europiane për Kosovën dhe B e H. Kështu do të dërgohet  një mesazh i fortë do t'u dërgohet qytetarëve të rajonit se Ballkani Perëndimor është një pjesë e pandashme e BE-së” – tha Kryeministri i vendit Zoran Zaev.

Takimet ne Sofje, Zaev: Bëmë hap Europian, rikthyem dialogun

Kryeministri Zaev shprehu bindjet e tij se me Bullgarin do të gjendet zgjidhje siç u gjet me Greqinë, por nga BE-ja edhe një herë kërkoi që të përmbushë të drejtën e saj fundamnetale për të ruajtur identitetin dhe  dallimet  historike  të shteteve.

Ai njoftoi se me kryeministrin dhe  presindetin Bullgar, Janev dhe Radev kanë bërë hap evropian në kthimin e dialogut miqësor mes Shkupit dhe Sofjes.

“Dialogu miqësor maqedono-bullgar është përsëri në fuqi. Unë besoj se përmes këtij procesi , Ballkani Perëndimor së shpejti do të sjellë lajme të reja pozitive në Europë dhe unë kërkoj mbështetjen tuaj në atë rrugë. Perspektiva europiane duhet të mposhtë euroskepticizmin .Prandaj,  ne kërkojmë nga  BE që  të përmbushë detyrimin e saj themelor për të njohur dhe ruajtur si një aset të paçmuar,  dallimet historike dhe identitare të kombeve të kontinentit Evropian." – tha Zoran Zaev.

Rezultatet dhe kapacitetet tona për fillimin e negociatave me BE janë të padiskutueshme, por është e rëndësishme që zërat politikë për vlerat evropiane të jenë më të larta, ka vlersuar Zaev. (Sanije Duraku, TVM2)