VMRO-DPMNE: Zaev negocion për gjuhën, tradhëti kombëtare

18.06.2021 16:42

VMRO DPMNE vazhdoi akuzat ndaj kryeministrit Zaev....

VMRO DPMNE vazhdoi akuzat ndaj kryeministrit Zaev se gjatë bisedimeve me Bullgarinë po negocion gjuhën maqedonase që është pjesë identitetit.

Duke  komentuar lajmet e plasura në disa media bullagare se Zaev ka ofruar zgjidhje duke përfshirë gjuhën maqedonase, nga opozitarja VMRO akuzojnë për Zaevin për një tradhëti të re kombëtare.

“E para,  Zaev, edhe përkundër deklarimeve  se nuk bisedohet për veçantinë e gjuhës maqedonase, ai paturpësisht gënjeu publikun. Kjo konfirmon drejtpërdrejt se bisedohet për gjuhën maqedonase, e cila është identiteti ynë. E dyta, Zaev këtu pranon tezën negative të qarqeve në Sofje, se gjuha maqedonase dhe bullgare janë të gjuhë njëjtat, e që gjithashtu është një kërcënim i drejtpërdrejtë për identitetin tonë. Një pretendim i tillë është një mohim i vazhdimësisë historike të gjuhës maqedonase. Zaev në këtë mënyrë konfirmon se në bisedime po bën tradhëti kombëtare” – tha Mite Lefkov nga VMRO-DPMNE.

Qeveria: Diskutohet vetëm mbi marrëveshjen e fqinjësisë

Nga Qeveria demantojnë lajmet e plasuara në mediat bullgare. Nga egzekutivi theksojnë se nga këto takime është sigurar përparim për dialog dhe besueshmëinë mes dy shteteve. 

Shtojnë se zgjidhjet duhet të mbajnë llogari për të dy anët, gjegjësisht t’i adresojnë çështjet që janë të rëndësishme edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Bullgarinë. Edhe nga LSDM-ja mohuan se po negociohet gjuha. Thonë se bisedime janë në frymë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë të nënshkruar në vitin 2017.

“Maqedonia me Bullgarinë ka nënshkruar marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe në bazë të përmbajtjes së asaj marrëveshje zhvillohen edhe negociatat dhe gjetja e zgjidhjes për këtë çështje..Opozita është e interesuar veëtm të dëmtoj procesin pasi inters i VMROsë nuk është që të gjindet zgjdhije” – deklaroi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

Lidhur me bisedimet RMV-Bullgari nuk është vendosur asnjë konkluzion as në komisionin kuvendor për punë të jashtme. Nga VMRO fajësuan pushtetin se në momentet kur duhet të diskutohet në atë komision lidhur me bisedimet pushteti lëshon mbledhjen. (Zekirja Mexhiti, TVM2)