Sulmet ndaj gazetarëve, Arsovski: MPB të reagojë më shpejt për çdo rast
Trajtimi i sulmit ndaj një gazetari...

Trajtimi i sulmit ndaj një gazetari si ndaj një personi zyrtarë është i drejtë, vlerëson komunikologu Petar Arsovski.
Ministria e Brendshme duhet të jetë më e rreptë në këtë drejtim me qëllim që të zhdukë këtë dukuri thotë ai. Vetëm kështu sipas tij mund të krijohet siguri për kryerjen e detyrimeve të tyre profesionale.
“Unë mendoj se ajo që ata kanë bërë në drejtim të trajtimit të një sulmi ndaj gazetarëve si një sulm ndaj një zyrtari do të mundësojë siguri më të mirë për gazetarët dhe ky është një hap përpara sigurisht dhe gazetarët duhet të mbrohen në kryerjen e profesionit të tyre. Tensioni në rritje dhe kriza politike në të cilën gjendemi në mënyrë permanente i bën gjërat më keq sesa duhej. Unë mendoj se një sulm ndaj gazetarëve është shumë dhe jo 14 kështu që ata duhet të marrin hapa agresivë për ta eleminuar atë” – tha komunikologu Petar Arsovski.
Nga Shoqata e Gazetarëve thonë se Ministria e Brendshme i ka njoftuar ata se ka ngritur kallëzim penal kundër AE (36) nga fshati Tearcë, Tetovë, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e një vepre penale "rrezikimi i sigurisë" kundër gazetarëve.
“Përgjigja e Ministrisë së Brendshme në lidhje me këtë rast është për të mirëpritur dhe hapi tjetër është proaktiviteti i menjëhershëm nga prokuroria dhe më pas gjykata në mënyrë që ata që shkelin të drejtat e gazetarëve të përballen me drejtësinë” thuhet në kumtesën e SHGM-së.
Më 22 mars 2021, ShGM i ka kërkuar sektorit të brendshëm nëTetovë për të vepruar në lidhje me kërcënimet për sigurinë e gazetarëve dhe mediave në rrjetin social Facebook.
Bëhet fjalë për kërcnime nga profili i personit me iniciale A.E ndaj gazetarëve të mediave: Pa Censurë, TV 21, Gazeta Express, Tetova Sot, Koha TV, Koha Neës, Kumanova Sot , TV Shenja dhe LajmPress. (Naim Ramadani, TVM2)
