Botë

Obama kërkon nga Kongresi 263 milion dollarë për policinë

02.12.2014 09:47

Presidenti amerikan Barak Obama kërkoi nga Kongresi të miratojë 263 milionë dollarë për forcat policore federale...

Presidenti amerikan Barak Obama kërkoi nga Kongresi të miratojë 263 milionë dollarë për forcat policore federale në momentin e trazirave në qytetin Ferguson  të shkaktuara nga vrasja e adoleshentit amerikanoafrikan nga ana e policisë,  si dhe nga vendimi i porotës që nëpunësi policor të mos ndiqet penalisht.
 
Shuma e propozuar do të sistemohet për tre vjet dhe me të do të financohen furnizimet e 50.000 kamerave të cilat policët do t'i mbajnë në trupat e tyre, me qëllim që të marrin informata plotësuese për sanksionet e tyre.
 
Obama, gjithashtu paralajmëroi edhe formim të eikipit special i cili do të merret me përparimin e shërbimeve policore bashkëkohore. Ekipin do ta udhëheqin komisari policor i Filadelfias Çarls Remzi dhe profesoresha e Universitetit "Xhorxh Mejson" dhe ish ndihmësja e e prokurorit publik të SHBA-së, Lori Robinson./MIA