Maqedoni
Kumanovë, mbyllet kovid spitali modular
19.06.2021 14:54
Për shkak të përmirsimit të gjendjes epidemiologjike dhe rënies së numrit të të prekurve nga Virusi Korona...

Për shkak të përmirsimit të gjendjes epidemiologjike dhe rënies së numrit të të prekurve nga Virusi Korona, gjatë fundjavës edhe zyrtarisht në Kumanovë është mbyllur spitali modular, në të cilin janë trajtuar të infektuarit nga Virusi Korona.
“Numri i të infekturve me COVID-19, edhe tek ne në Kumanovë ka rënë gjë që mundëson që të infekturit ti trajtojmë vetëm në një pikë të Kovid Ambulantë. Një pjesë e të shëruarve në spitalin modular, i cili për fat të mirë tashmë u mbyll, edhe pse kanë rezultuar negativ për shkak të pasojave nga virusi Korona janë dërguar për kurim të mëtejmë në repartin e sëmundjeve interene, pulmologji dhe në atë infektiv”, tha Snexhana Zaharieva, drejtoresh e spitalit të Kumanovë.
Edhe përkundër faktit se në bazë të vendimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse dukshëm janë liruar masa, megjithatë Zaharieva apelon që të dilet sa më shumë në natyrë por prap të kihet kujdesë që të mos na përsëriten muajt e kaluar.
“Po fillon jeta relativisht normale pa kufizime. U apeloj qytetarëve që të shoqërohen me miq e familjar, ti shfrytëzojnë ditët e bukura verore në natyrë pr gjithnjë duke patur kujdes për të mos e tepruar, që mos të vijmë në situatë sikurse muajtë e kaluar”, tha për TVM2, Zaharieva.
Gjithësesi për gjendjen në të cilën tani jemi krahas masave mbrojtëse disa mujore, ka ndikuar edhe vaksinimi masiv i qytetarëve të moshave të ndryshme. Ndryshe në rajonin e Kumanovës deri më tani janë vaksinuar 17.169 qytetarë me dozën e parë, kurse dozën e dytë e kanë pranuar 14.167 qytetarë.
FATLUM AQIFI
