Maqedoni
Kovid 19: Regjistrohet rasti i dytë me llojin indian
19.06.2021 17:30
Në vend është regjsitruar edhe rasti i dytë me llojin e virusit indian në vend I njohur si variant Delta.....

Në vend është regjsitruar edhe rasti i dytë me llojin e virusit indian në vend I njohur si variant Delta. Por Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se bëhet fjalë për rast të izoluar, që po trajtohet në njërën nga klinikat private të vendit. Minsitri Filipçe pret që gjatë muajve të verës të arrihet përqindja e nevojshme e personave të imunuzuar, me çka do të shmangej një valë e mundshme e virusit në vjeshtë.
“Tani për tani anketat epidemiologjike që realizohen tregojnë se ndonjë rrezik nuk egziston e me atë nuk ka nevojë as për masa shtesë.”, tha Venko Filipçe, Minsitër i Shëdnetësisë.
Filipçe: Deri në fund të muajit presim 600 mijë vaksina
Deri në fund të muajit pritet që në vend të arrijnë rreth 600 mijë vaksina, me çka do të rritet dinamika e vaksinimit, përkatësisht brenda dy javësh pritet që të gjith 180 mijë qytetarët e paraqitur të marrin termin për vaksinim.
“Insformacioni ynë I fundit është se 100 mijë vaksina Fajzer nëpërmjet sistemit Kovaks do të arrijnë më 28 qershor. Me 27 apo 28 qershor pritet të arrijë gjysma e vaksiniave kineze sinovak, dhe më 30 qershor gjysma tjetër, përkatësisht rreht 500 mijë vaksina.”, tha Filipçe.
Kovid 19: Një i vdekur 4 të infektuar 68 të shëruar
Ndërkohë në raportin e 24 orëve të fundit të Ministrisë së shëndetësisë bëhet e ditur se nga 3074 teste të kryera, vetëm katër persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19. Poashtu njoftohet edhe për 68 pacientë të shëruar dhe një të vdekur. Në vend aktualisht ka edhe 351 të infektuar me kovid 19, prej të cilëve 126 në Shkup, derisa në 10 qytete të vendit nuk ka asnjë të infektuar.
SANIJE DURAKU
