Botë
Protesta përreth SHBA-së për shkak të vrasjes së Majkll Braun
02.12.2014 09:48
Në disa vende të SHBA-së ishin mbajtur protesta në të cilat qytetarët e mbledhur simbolikisht i mbajtën duart lart në shenjë respekti ndaj adoleshentit...

Në disa vende të SHBA-së ishin mbajtur protesta në të cilat qytetarët e mbledhur simbolikisht i mbajtën duart lart në shenjë respekti ndaj adoleshentit, afroamerikanit, Majkll Braun, i cili në muajin gusht ishte vrarë nga një polic i Fergusonit në Misuri.
Në suaza të fushatës " duart lart dhe dil" mijëra persona u mblodhën në universitetet dhe vendet e punës në demonstrata të organizuara rreth mesdites pas kohës lokale, që është koha kur Braun ishte vrarë më 9 gusht.
Në Nju-Jork qindra të rinj, shumica studentë të bardhë, u mblodhën në Tajms skuare, ku me heshtje njëminutëshe i dhanë respekt Braunit, ndërsa pastaj brohoritën: "Duart lart, mos gjuaj" dhe "Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe".
Protesta të tjera janë mbajtur edhe në shtetet Masaçusets, Kaliforni, Teksas dhe Xhorxhia, ndërsa në Uashington dhjetëra persona u mblodhën para Ministrisë së Drejtësisë.
Polici nga Misuri Daren Uillson, i cili e vrau adoleshentin dhe shkaktoi trazira në qytetin Ferguson, dha dorëheqje dhe u largu nga policia. Ai në muajin gusht e vrau Braunin 18 vjeçar të paarmatosur, duke pohuar se atë e ka bërë në vetëmbrojtje. Për shkak të vendimit të porotës të mos ngrejë akuzë kundër Uillsonit, në mbarë SHBA-në organizohen protesta.
