Botë
OKB, Guterres rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm
19.06.2021 18:47
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara zgjodhi Antonio Guterres për një mandat të dytë pesë-vjeçar....
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara zgjodhi Antonio Guterres për një mandat të dytë pesë-vjeçar si Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, duke filluar nga 1 Janari 2022.
“Jam thellësisht i nderuar dhe mirënjohës për besimin që më keni dhënë, shërbimi ndaj Kombeve të Bashkuara është një privilegj i jashtëzakonshëm dhe një detyrë shumë fisnike”, deklaroi Guterres pas rikonfirmimit në detyrë. “Unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë e mëdha që po më besoni në një moment kaq kritik në histori, në kulmin e një epoke të re. Ne jemi në një udhëkryq, po shkruajmë histori me zgjedhjet ne bëjmë tani dhe mund të shkojë në dy mënyra: kolapsi dhe kriza e përhershme, ose ndryshimi dhe perspektiva e një të ardhme më të gjelbër, më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë”, thgeksoi sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
Për Guterres “në një botë që ka ndryshuar aq shumë premtimi, parimet dhe vlerat e Kartës së Kombeve të Bashkuara vazhdojnë, por ne gjithashtu duhet të punojmë së bashku në mënyra krejtësisht të reja për të mbajtur gjallë premtimet. Në veçanti, ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të kapërcyer, ndarjet aktuale gjeostrategjike dhe marrëdhëniet e fuqive jofunksionale” thekson Guterres.
