Maqedoni

Në Shkup 12 aksidente mbrëmë karrotreci ka larguar 54 automjete

02.12.2014 10:09

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer kontroll i gjithsej 12 aksidenteve të trafikut...

Prej tyre tetë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe tre me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy shoferë të automjetit motorik, një bashkëudhëtar dhe dy këmbësorë.
 
Ka ndodhur edhe një aksident në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë një shofer i automjetit motorik.
 
Sipas evidentimit të policisë së komunikacionit, kanë ndodhur edhe katër aksidente me dëm të vogël material në të cilat është mbushur raporti evropian për aksidentin e ndodhur.
 
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar katër shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njejtit janë përjashtuar nga komunikacioni, nëntë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pas skadimit të vlerës së patentës së shoferit ose pa patentë shoferi dhe 16 shoferë të cilët nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë përdorur celularin  gjatë drejtimit të automjetit.
 
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 54 automjete të cilët e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
 
Reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup në suaza të aktiviteteve të tyre do të mbajë seminar edukativ në SHF "Grigor Prliçev" e cila gjendet në lagjen e Zhelezarës në territorin e komunës së Gazi Babës me nxënës të klasës së dytë dhe të katërt.
 
Sot vazhdon vizita zyrtare  e zëvendëspresidentes të Republikës Socialiste të Vietnamit  Ngujen Ti Zoan. Gjatë lëvizjes të kolonës së automjeteve  nën shoqërim nëpër rrugët e Shkupit do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit që nënkupton prioritet absolut të kalimit nëpër të gjitha rrugët e komunikacionit.
 
Nga policia e komunikacionit apelojnë deri te të gjithë qytetarët t'i respektojnë urdhërat  që do t'ju jepen nga ana e nëpunësve policorë  të jenë të durueshëm, ndërsa menjëherë pas kalimit të kolonës së automjeteve  nën shoqërim nga ana e policisë së komunikacionit do të ndërmerren masa  për normalizim të tërësishëm të komunikacionit./MIA