Botë

Belgjikë, shembet një shkollë, 5 të vdekur

20.06.2021 14:51

5 punëtorë kanë humbur jetën pas shembjes së një shkolle në qytetin belg Antverp....

5 punëtorë kanë humbur jetën pas shembjes së një shkolle në qytetin belg Antverp. 
 
Një pjesë e godinës u shemb papritur duke rrëzuar dhe skelën që ishte ngritur pranë saj për ta rikonstruktuar. Shkaqet janë ende të paqarta. Ekipet e shpëtimit punuan me shpejtësi për të nxjerrë punëtorët nga rrënojat, por fatkeqësisht 5 prej tyre humbën jetën. 9 punëtorë të tjerë mbetën të lënduar, 3 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive. Autoritetet kanë nisur një hetim për të gjetur shkaqet e shembjes së ndërtesës së shkollës.