Maqedoni
As një viktimë, vetëm 8 raste të reja me Covid 19
20.06.2021 15:19
Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Kovid 19...

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Kovid 19, njofton ministria e Shëndetësisë.
Në bazë të dhënave nga institute për shëndet publikë nga 3 265 testime kanë rezultuar pozitiv 8 persona, ndërsa janë shëruar 72 pacientë. Prej rasteve të reja tre janë në Shkup, dy në Strumicë dhe nga një në Kumanovë, Veles dhe Kërçovë. Që nga fillimi I pandemisë, nga Covid-19 janë prekur 155 mijë e 624 persona. Prej tyre, jetën e kanë humbur 5475 pacientë, ndërkaq janë shëruar 149.862 persona. Numri i rasteve aktive është ulur në 287 persona.
