Maqedoni

Qeveria, reagim ndaj euro deputetit bullgar Xhambaski

20.06.2021 15:46

Euro deputeti bullgar Angel Xhambaski ka publikuar një video dhe tekst si pjesë e fushatës së partisë së tij...

Euro deputeti bullgar Angel Xhambaski ka publikuar një video dhe tekst si pjesë e fushatës së partisë së tij VMRO BND ku e quan Maqedoninë si tokë bullgare. Kjo ka shkaktuar reagimin e qeverisë së Maqedonisë së veriut e cila veprimet e tilla I quan kundër dialogut dhe kundër fqinjësisë së mirë.  

“Qeveritë e dy vendeve me vizitën e fundit të kryemisnitrit Zaev në Sofje kanë dërguar porosi të qartë se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë të përkushtuara në ndërtimin e mardhënieve të mira dhe mirëbesim me qëllim të tejkalimit të dallimeve. I nxisim të gjith akterët të lëvizin në rrugën e dialogut dhe mirëbesimit dhe të ndihmojnë dy popujt dhe dy shtetet që sa më shpejtë të arrihet zgjidhja e dëshiruar. Të gjitha veprimet e kujtëdo nga akterët që shkojnë kundër dialogut, kujdesi për tjetrin dhe ndërtimi I besimit, janë veprime kundër fqinjësisë së mirë dhe miqësisë.”, thuhet në reagimin e qeverisë së Maqedonisë.
 
Poashtu qeveria ka demantuar opozitaren VMRO-DPMNE lidhur me pretendimet e saja se propozimi për të cilin është përfolur këtyre ditëve, ka të bëjë me negociata për gjuhën dhe identitetin maqedonas. Qeveria bën të ditur se autoriteteve bullgare i është dorëzuar vetëm Udhëzuesin për zbatim të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. 
 
Nikollovski: Qeveria zhvillon negociata jotransparente
 
Por VMRO-DPMNE sërish ka akuzuar për mungesë transparence lidhur me negociatat që po zhvillon qeveria me Bullgarinë. 
 
“Në bullgari të gjitha partitë politike janë mirë të informuara lidhur me procesin dhe komunikojnë me qeverinë ndërsa në maqedoni këto informacione fshihen nga opozita dhe logjika është e thejshtë ata fshihen sepse nuk janë në favor të maqedonisë.Nëse do të ishin të mira nuk shoh arsye pse Zoran Zaev të mos i ndajë me VMRO-DPMNE-në, me opozitën dhe popullin. Dëshmia më e mirë për ta demantuar këtë është që ta publikojnë propozimin i cili sipas informatave tona është 15 faqe që opinion ta sheh se çfarë po propozojnë. Por deri sa propozimin nuk e bëjnë publik vërtetojnë se po shkelin interesat e maqedonase, gjuhës, historisë dhe identitetin maqedonas.”, tha Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
 
Nga VMRO-DPMNE thonë se do të reagojnë ashpër nëse  ka çdo lloj përpjekje për zhbërjen e identitetit maqedonas. Pretendimet e tilla partia në pushtet LSDM I ka quajtur lajme të rreme të VMRO-DPMNE-së.
 
NAIM RAMADANI