Maqedoni
Gastronimia rinisi punën, pronarët ankohen se nuk kanë punëtorë
20.06.2021 16:04
Gastronomia u hap por tani ka një hall tjetër....

Gastronomia u hap por tani ka një hall tjetër. Pronarët e këtij biznesi ankohen për mungesën e personelit , kryesisht kamerierë, kuzhinierë dhe ndihmës kuzhinierë. Arëgtim Alasani, menaxhues i një pastiçerie thotë se vështirësitë që ka pasur për gjetjen e stafit i ka tejkaluar duke punësuar gra, të cilat janë kategoria më e papunë për momentin në vend.
“Duke pas parasysh situatën që ishin me Covid 19, vijojnë të ketë akoma probleme shto këtu peridhën që u mbyllëm si binzese. Por vërtetë kemi pasur problem derisa kemi gjetur stafin profesional. Mirëpo si kolektiv e menduam që pjesën më të madhe të stafit e kemi punësuar femra dhe e kemi pak më lehtë nga tjerët sjhkaku që gjinia fmërore është më e papunë për momentin.”, tha Argëtim Alasani, meanxher lokali.
Mungesa e punëtorëve, OEMVP: Problem real, të rinjtë kanë migruar
Shqetsim për këtë dukuri ngriti edhe OEMVP. Trim Qemali nga kjo Odë theksoi se mungesa e punonjësve në këtë sector nuk është për shkak të pagave të ulta por më tepër ka ndikuar fenomeni I emigrimit që është thuajse në çdo shtet ballkanik.
“Edhe pandemia sigurish që ka një ndikim që të rinjët po largohen jashtë RMV por megjithatë problem te të rinjët është që ato nuk shohin një të ardhme të ndritur këtu në Maqedoni. Ne ofrojmë paga të lartë po dita ditës shpenzimet e jetës kanë një tred rritjes. Trendet e jetës në botë, mënyrën e komunikimit që kemi në internet shohim se çfaër po bëhet në vendet më të zhvilluara sigurish që lind një dëshirë tek të rinjët që të largohen dhe fatkeqsisht është shumë problem për sketorin tone të sigurojmë punëtor dita ditës.”, tha Trim Qemali nga OEMVP.
Sipas stiatisikave zyrtare të Odës Ekonomike, numri i punëtorëve në industrinë e gastronomisë është zvogëluar nga 50 në 80 për qind në varësi të madhësisë së biznesit.
ZEKIRJA MEXHITI
