Maqedoni
ELEM dhe EVN kërkojnë shtrejtimin e energjisë, Bislimovski: Kërkesat e tyre nuk do të pranohet
20.06.2021 16:25
Komisioni Rregullatorë I Energjetikës nuk do të pranojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike siç kanë kërkuar kompanitë energjetike...

Komisioni Rregullatorë I Energjetikës nuk do të pranojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike siç kanë kërkuar kompanitë energjetike, bën të ditur kreu I këtij komisioni Marko Bislimovski. Gjithçka do të dihet pas analizës dhe tenderit që do të hapet për ELEM-in dhe EVN-në thot ai për REL.
“Në këtë moment, Komisioni Rregullator për Energjetikë i ka analizuar këto kërkesa të cilat janë dorëzuar nga kompanitë dhe prej tani, me përgjegjësi mund të them se ajo çfarë është kërkuar, nuk do të pranohet dhe Komisioni Rregullator për Energjetikë do të bëjë analizë në bazë të së cilës, presim që 10 ditët e ardhshme, të dalë me përllogaritje përfundimtare.”, tha Marko Bislimovski, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë.
Bislimovski: KRRE të vendosë edhe për çmimin e ujit
Bislimovski vlerson se Komisioni Rregullator duhet të përcaktojë edhe çmimin e ujit, sepse do të lehtësojë presionin e politikës mbi funksionimin e këtyre shërbimeve publike. Ai thekson nevojën për shtrejtimin e ujit për 10 deri në 15 denarë në muaj.
“Nuk mundet askush të më bindë se një amvisri është më e pasur apo më e varfur për 15 denarë për harxhimet e ujit në nivel mujorë. Ne nuk kemi asnjë presion në atë pjesë, derisa anëtarët e Këshillit nga parti të ndryshme politike dhe shumica gjithmonë përpiqet të marrë një vendim popullorë. Por ju e dini që në të kaluarën ka shumë komuna ku ka ndërprerje në furnizimin me ujë. Gjatë asaj periudhe, çdo familje me siguri do të blejë një shishe ujë ndërsa ajo kushton jo më pak se 15 denarë, aq vlenë kursimi për të cilin flasin.”, tha Bislimovski.
Bislimovski thotë se kto janë disa nga arsyet se pse KRE-ja si një organ i pavarur pasi përcakton çmimet e energjisë elektrike, gazit natyror dhe nxehtësisë, ta bëj të njejtën edhe me çmimin e ujit, duke iu mundësuar që KRE-ja ta definojë çmimin përfundimtar për secilën ndërmarrje të ujësjellësit.
SANIJE DURAKU
