Maqedoni
ASH-Alternativa: Viti shkollorë i dështuar, Carovska të dorëhiqet
20.06.2021 16:46
Opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit, Milla Carovska....

Opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit, Milla Carovska. Një kërkesë të tillë ato e bazojnë në vlerësimin e tyre se procesit arsimor në nivel vendi këtë vit shkollor ka dështuar plotësisht. Me ardhjen e Carovskas në drejtimin e kësaj ministrie, arsimi ngeli pa infrastrukturën e duhur dhe pa plan për mësim nga distance, ndërsa ka pak gjasa që nga shtatori mësimi të fillojë me prezencë fizike.
“Sot jemi afër fundi të qershorit dhe MASH nuk ndërmerr asnjë masë në drejtim të organizimit të mësimit me prezencë fizike nga shtatori. Ndërkohë nuk ndërmerr asnjë hap për përmirësimin e infrastrukturës për mësim në distancë, duke lënë në neglizhencën edhe krijimin e sistemit për menaxhim me arsimin dhe infrastrukturën arsimore. Për këtë arsye kërkojmë dorëheqjen e ministres së Arsimit, për shkak të devijimeve në vazhdimësi që i ndodhin arsimit në vendin tone.”, tha Azir Aliu nga ASH.
Opozita shqiptare këkon që nga shtatori nxënësit të rikthehen në bankat shkollore, ndërsa e akuzojnë minsitren Carovska për mos vaksinimin e mësimdhënësve.
SANIJE DURAKU
