Maqedoni

Filipçe/Nikollovski, shkëmbim akuzash për menaxhimin e pandemisë

20.06.2021 17:13

Misnitri I shëndetësisë Venko Filipçe dhe VMRO-DPMNE kanë shkëmbyer kritika rreth mënyrës së menaxhimit me pandeminë....

Misnitri I shëndetësisë Venko Filipçe dhe VMRO-DPMNE kanë shkëmbyer kritika rreth mënyrës së menaxhimit me pandeminë. Sipas minsitrit derisa qeveria, minsitria e shëndetësisë dhe personeli shëndetësorë ishin të angazhuar masksimalisht në menaxhimin e pandemisë, VMRO-DPMNE zgjohej me ide se si të përfitonte politikisht. 
 
“Të ju përkujtoj, gjënenin për sitatën në Dibër, gjënjenin se nuk ka teste, se nuk ka ilaçe, se nuk ka vende spitalore, ata i ndanë mjekët në tonëtdhe tuajt dhe së fundmi filluan të përhapnin lajme të rreme se vaksinat nuk kanë efekt. Qytetarë, ditëve të fundit dëgjojm se do të brendohen, do të jetë një parti për të gjith qytetarët ja edhe një gënjeshtër tjetër e madhe. Jo, ujku qimen e ndrron, por jo dhe karakterin.”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
 
Por nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski duke e kritikuar qeverinë për mos sigurimin e vaksinave, ka propozuar që qytetarëve që janë vaksinuar jashtë vendit tu mbulohen shpenzimet. 
 
“Këta njerëz shpenzojnë para për udhëtime atje, akomodim, karburant, etj. Në kushtet kur ata paguajnë taksa në Maqedoni dhe në kushtet kur paguajnë sigurim shëndetësor, ata duhet t'i mbajnë këto kosto, kështu që doli një ide e mirë, të cilën ne do ta përpunojmë në periudhën tjetër, dhe kjo është që qeveria të mbulojë shpenzimet e qytetarëve të cilët duhet të shkojnë jashtë vendit për t'u vaksinuar, jo për fajin e tyre, por për fajin e qeverisë së Zaev dhe Filipçes.”, tha Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
 
Për shkak të paaftësisë së Venko Filipçe dhe Zoran Zaev, mijëra familje janë me të zez, dhe qindra mijëra kalojnë tmerrin në pandemi akuzoi Nikollovski. 
 
SANIJE DURAKU