Maqedoni

Ekpspertizat në rastet penale, Xhelili: Në RMV gjykohet me ekspertiza të dyshimta

20.06.2021 17:42

Nevoja për kryerjen e ekspertizave jashtë vendit, siç ishte ai fundit me rastin “Alfa”...

Nevoja për kryerjen e ekspertizave jashtë vendit, siç ishte ai fundit me rastin “Alfa”, hap dyshimet se nëse në Maqedoninë e Veriut egziston Qendër adekuate për forenzikë dhe analizë. Nëse për çdo rast siç është “Alfa”, “Kumanova”, “Monstra” e të tjera duhet kërkuar ndihmë në ekspertiza jasht vendit, që kanë si pasojë, burgime të përjetshme. 
 
Ekpserti juridik Fadil Xhelili vlerëson se Byroja e të gjitha llojeve të ekspertizave në RMV është larg profesionalizmit, ndërsa gjykatat sjellin vendime të rënda edhe me dëshmi të dyshimta.
 
“Ekspertiza e fundit të cilën familjarët e të akuzuarve e porositën dhe e bënë, dëshmon qartë se në RMV shumë raste, shumë procese gjyqësore zhvillohen dhe shqiptohen dënime në bazë të provave apo ekspertizave të cilat janë të dyshimta, pse jo edhe të montuara apo të porositura nga Qendra të caktuara. Byroja që bën të gjitha llojet e ekspertizave, në këtë rast ekspertizën nga fusha e forenzikës,  dëshmon se në RMV profesionalzimi nëpër institucine shtetërore, ato që kanë të bëjnë për çështje profesioniste dhe shkencore, është larg nilvelit të duhur.”, tha Fadil Xhelili, ekspert juridik.
 
Pakënaqësi nga eksperiza vendore kanë treguar edhe mbrojtja dhe  familjarët e të akuzuarve për rastin "Monstra". Ata disa herë para mediave kanë shprehur pakënaqësinë për raport të rrejshëm që ka të bëjë me eskpertizën e dheut të punuar nga eksperja Snezhana Nikollovska. 
 
Ajo edhe pse tërhoqi fjalët me ndihmën e nje ekpserte tjetër, paraprakisht kishte thënë se në raport janë evidentuar analiza shtesë të cilat realisht nuk janë bërë. Ndaj Nikollovskës, mbrojtja ka ngritur padi penale.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI