Maqedoni

Interesim i shtuar i qytetarëve për të udhëtuar, turistë të huaj arritën në brigjet e Liqenit të Ohrit

20.06.2021 17:59

Pas një periudhe të gjatë me masa restriktive dhe kufizime për shkak të pandemisë...

Pas një periudhe të gjatë me masa restriktive dhe kufizime për shkak të pandemisë, interesimi për udhëtime është i madh në mesin e banorëve të rajonit Strugë-Ohër. Destinacionet më të njohura janë Egjipti dhe Turqia. Për herë të parë këtë vit, interesi për të udhëtuar në Greqi është më i ulët, por sipas punëtorëve të turizmit, kjo është për shkak të nevojës për kovid test. Kryesisht ka interesim për të udhëtuar në Shqipëri dhe Mal të Zi, dhe një pjesë e vogël e qytetarëve preferojnë një pushim më ekskluziv në Maldive dhe Dubai.
 
“Vitin e kaluar, për shkak se e gjithë bota ishte në karantinë, kërkesat ishin shumë të ulëta, nuk kishte mundësi udhëtimi, ishte vetëm Turqia dhe pak fluturime kishte edhe në Hurgada. Megjithatë këtë vit ka më shumë kërkesa dhe më shumë oferta.”, tha Ankica Krstanoska, pronare e një angjencioni turistik.
 
Nga ana tjetër, një numër i madh i turistëve të huaj kryesisht nga Polonia dhe Ukraina tashmë po vijnë në brigjet e Liqenit të Ohrit. Fluturimet e operatorëve turistikë nga Holanda pritet të fillojnë në gjysmën e parë të korrikut.
 
“Kjo do të varet nga fillimi i fluturimeve charter të mysafirëve Hollandezë. Nëse ata fluturojnë do të jetë një vlerësim pozitiv që ne jemi një destinacion i sigurt dhe mysafirë të tjerë të huaj do të fillojnë të vijnë.", tha tha Kërste Blazheski, kryetar i HOTAM.
 
BE ka vendosur që Maqedonia të jetë në listën e vendeve në të cilat është e sigurt për të udhëtuar. Përveç Maqedonisë, Shqipëria dhe Serbia gjithashtu kanë deklaruar udhëtime të sigurta në rajon. Ambasadorët konfirmuan se situata epidemiologjike në këto vende është e qetë dhe mund të udhëtohet pa kufizime. 
 
ILMIE ZHAKU