Maqedoni

Regjistrimi në universitete, për studim preferohen shkencat shoqërore

20.06.2021 18:16

Afati i parë i regjistrimit në shkollat e mesme mbaroi...

Afati i parë i regjistrimit në shkollat e mesme mbaroi, e tani preokupimi “ku në të ardhmen”, i ka kapur maturantët. Është periudha kur ata duhet të analizojnë me kujdes se në cilin universitet do të vazhdojnë studimet e larta. Ka ende kohë për regjistrim, por meqë një vendim i tillë nuk është i lehtë, e në vend ka shumë Universitete publike dhe private me programe studimore të ngjashme, maturantëve u duhet të rilexojnë me kujdes ofertat dhe të mendojnë cfarë ardhmërie u siguron diploma universitare që do të marrin. Stundentët e ardhshëm të anketuar nga TVM2, preferojnë shkencat shoqërore duke i konsideruar si drejtime më me  perspektivë për të ardhmen. Universitetet shtetërore poashtu janë ndër më të preferuarit.   
 
“Unë do të regjistrohem në fakultetin Juridik në Universitetin Kirili dhe Metodi. Arsyeja se pse e kam zgjedhur atë fakultet, sepse ka mundësi të mira për punë por edhe për të dalë jashtë vendit”...
 
“Unë kam zgjedhur të studioj komunikimin, ende nuk kam zgjedhur se cilin Universitet po shpresoj të vendos në Kiril dhe Metodi apo Nënë Tereza  dhe shpresoj të kaloj mirë gjatë studimeve”... 
 
“Unë kam dëshirë të regjistrohem në fushën e aktrimit ,mirëpo ende nuk kam vendosur”...
 
“Përfundimisht kam vendosur të vazhdoj drejtimin e elektroteknikës në Universitetin Kirili dhe Metodi. Shkencat ekzakte kërkojnë dhjetë përqind talent dhe nëntëdhjt përqind punë.”, thanë studentët a anketua.
 
Maturantët të enjeten do t’i nënshtrohen provimit të fundit intern të maturës shtetërore ndërsa rezultatet do të shpallen pas një muaji. Afatet pëë regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2021- 2022 do të bëhen të ditura në pjesën e dytë të muajit gusht.  
 
FLUTURA LATIFI