Botë
Dita botërore e refugjatëve, Borrell: BE ka nevojë për migrantët
20.06.2021 18:47
Sot shënohet Dita Botërore e Refugjatëve, e cila synon të tërheq vërejtjen

Sot shënohet Dita Botërore e Refugjatëve, e cila synon të tërheq vërejtjen për vuajtjet e dhjetëra milionë refugjatëve në mbarë botën.
Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konfliktit dhe dhunës. Të dhënat e fundit e Organizatës së Kombeve të bashkuara tregojnë se mbi 70 milionë njerëz kanë ikur nga vendet e tyre për shkak të luftërave në mbarë botën. Evropa aktualisht është duke kaluar në një krizë të refugjatëve e cila ka nisur kur fluksi i madh i njerëzve filluan të ikin nga konflikti në Lindje të Mesme dhe Afrikë. Po Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme i Bashkimit Evropian, njëkohësisht edhe zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka nevojë për migrantët si për arsye humanitare ashtu edhe për t’iu përgjigjur krizave demografike të kontinentit.
”Kjo edhe për të ruajtur nivelin e mirëqenies, për të cilin përvoja e përbashkët e Italisë dhe e Spanja duhet të shërbejë si bazë për të zhvilluar një politikë europiane të imigracionit, që për shumë vite ne nuk kemi mundur ta ndërtojmë”, theksoi Borrell përmes një videoje të transmetuar në forumin ”Dialogu italo-spanjoll”, i zhvilluar në Barcelonë.
Italia dhe Spanja mbajnë një barrë të madhe të pritjes së migrantëve për shkak të pozicionit gjeografik të tyre. Me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të refugjatëve, 20 Qershor, edhe Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut i bashkëngjitet apelit të Komisariatit të lartë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara për krijimin e politikave integruese, përkatësisht përfshirjen më të madhe të kësaj kategorie personash, veçanërisht në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe sportit.
