Maqedoni
Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 24-të
02.12.2014 10:22
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e seancës së 24-të...

Në rend dite janë Propozim-ligji për debitim të Republikës së Maqedonisë me hua tek Banka Evropiane për Ripërtërirje dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për financim të projektit "Ndërtimi i aksit të ri dhe rikonstruksion të atij ekzistues Bellakovcë - Kriva Pallankë - pjesa lindore e linjës hekurudhore në Korridorin VII, faza 2", me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për garanci të Republikës së Maqedonisë për obligimet sipas Marrëveshjes për hua për financim të Programit për rrugë kombëtare, i cili do të firmoset midis Bankës Evropiane për Ripërtërirje dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, me procedurë të shkurtuar, propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për rezerva të obligueshme të naftës, me procedurë të shkurtuar, të gjithë në lexim të dytë dhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave dhe hapësirave afariste në republikën e Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.
Paraprakisht këto ligje do të shqyrtohen në komisionet përkatëse./MIA
