Maqedoni
Parashikimi i motit
21.06.2021 09:04
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Indeksi UV do të jetë 8.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 19 gradë, ndërsa ajo ditore prej 25 deri 36 gradë.
Sa i përket kryeqytetit, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të mbërrijë deri 16 gradë, ndërsa ajo ditore deri 33 gradë.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë stabil dhe i nxehtë. Temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë celcius.
