Botë

Alabama- SHBA, 18 makina përfshihen në aksident, vdesin 9 fëmijë

21.06.2021 09:23

Nëntë fëmijë dhe një i rritur kanë humbur jetën në një aksident në SHBA....

Nëntë fëmijë dhe një i rritur kanë humbur jetën në një aksident në SHBA, ku u përfshinë 18 automjete në shtetin e Alabamas të goditur nga stuhia tropikale Claudette.  

Mosha e fëmijëve varion nga nëntë muaj deri në 17 vjeç, thanë zyrtarët.
 
Viktimat e tjera ishin në një autobus që i përkiste Tallapoosa County Girls Ranch, një shtëpi strehimi për vajzat e braktisura, të lëna pas dore ose të abuzuara. Më i vogli ishte katër vjeç. Një kalimtar i rastit tërhoqi drejtuesin e autobusit për në siguri dhe më pas u përpoq të shpëtonte fëmijët, megjithatë autobusi tashmë ishte përfshirë nga tymi dhe flakët.
 
Stuhia tropikale Claudette ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe tornado, duke shkatërruar dhjetëra shtëpi në Alabama e duke lënë të paktën 20 të lënduar.