Botë

Zelanda e Re miraton vaksinën Pfizer për grupmoshat 12-15 vjeç

21.06.2021 09:46

Zelanda e Re ka miratuar vaksinën Pfizer për grupmoshat 12 – 15 vjeç...

Zelanda e Re ka miratuar  vaksinën Pfizer për grupmoshat 12 – 15 vjeç, sipas një njoftimi nga kryeministrja Jacinda Ardern.
 
 Zelanda e Re është bërë shteti i radhës që ka miratuar Pfizer pas Kanadasë, SHBA-së, Europës dhe Japonisë.
 
Vendimi do të lejojë që 265,000 persona në këtë grupmoshë  të vaksinohen deri në fund të vitit, nëse shtrirja e vaksinave të qeverisë shkon sipas planit.
 
Rregullatori mjekësor i vendit, Medsafe, përfundoi vlerësimin e Pfizer dhe më pas e miratoi për grupmoshat 12-15 vjeç.
 
"Pas shqyrtimit të kujdesshëm të të dhënave më të azhurnuara shkencore dhe mjekësore në dispozicion, Medsafe ka njoftuar miratimin e përkohshëm për të rinjtë tanë që të marrin vaksinën Pfizer," tha Ardern.
 
"Miratimi i Medsafe ka qenë një proces i studiuar me shumë kujdes dhe i fortë, me sigurinë përparësinë kryesore."
 
Deri në vendimin e ministrisë asnjë nga fëmijët nuk do të vaksinohen. Zelanda e Re  ka vaksinuar rreth 7.7% të të rriturve deri më tani.