Botë
Zgjedhjet në Armeni, Pashinian shpall fitoren, opozita kundërshton
21.06.2021 10:13
Kryeministri armen, Nikoll Pashinian, pretendon se ka fituar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Armenisë....

Kryeministri armen, Nikoll Pashinian, pretendon se ka fituar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Armenisë.
Rezultatet paraprake e nxorën fituese partinë e tij, por koalicioni kryesor i opozitës hodhi poshtë rezultatin me pretendimet se kishte mashtrime në zgjedhje.
Bazuar në rezultatin paraprak të zgjedhjeve që u mbajtën më 20 qershor, partia e Pashinianit “Kontrata Qytetare” fitoi 53.9 për qind të votave, ndërsa Aleanca e Armenisë e ish-presidentit, Robert Kocharian, mori 21 përqind. Partive u duhet 7 për qind për të hyrë në parliament. Nëse mbesin këto rezultate paraprake atëherë partia e Pashinian do të ketë më shumë se 50 për qind të vendeve në parlament.
Qytetarë me të drejtë votë ishin 2.6 milionë ndërsa në zgjedhje morën pjesë 21 parti dhe katër koalicione.
Zgjedhjet pasuan tensionet politike në këtë vend të nxitura nga humbja e forcave armene kundër Azerbajxhanit në luftën gjashtë javore të zhvilluar në vjeshtë të vitit 2020 mbi rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.Opozita organizoi protesta të vazhdueshme. Pashinianin ofroi dorëheqje për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve.
Marrëveshja e brishtë e paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë u ndërmjetësua nga Moska. Ajo riktheu sovranitetin e Azerbajxhanit mbi një pjesë të Nagorno Karabakut dhe rajoneve përreth që ishin kontrolluar nga forcat etnike armene që nga një luftë në fillim të viteve 1990.
Ndërkohë që kryeministri Pachinian shihet si një reformist që ka premtuar luftë ndaj korrupsionit dhe një forcim të marrëdhënieve me vendet perëndimore, ish-presidenti Kocharya, që ka drejtuar vendin nga viti 1998 deri në 2008, njihet si mik i mirë i liderit rus Vladimir Putin.
