Botë
Covid 19, India regjistron numrin më të ulët në 88 ditë
21.06.2021 10:43
India ka raportuar 53.256 raste të reja të koronavirusit gjatë ditës së kaluar....
India ka raportuar 53.256 raste të reja të koronavirusit gjatë ditës së kaluar, që është numri më i ulët ditor në 88 ditët e fundit.
Me shifrat e reja, numri i rasteve në të gjithë vendin ka arritur në afro 30 milionë. U regjistruan edhe 1.422 viktima. Numri i viktimave gjithashtu është më i ulët në 65 ditë. Kjo e con numrin e vdekjeve që nga fillimi i pandermisë, në në 388.135. Gjithsej 78.190 pacientë fituan betejën kundër virusit në 24 orët e fundit. Qeveria filloi një politikë të decentralizuar për vaksinimin nga e hëna sipas së cilës shteteve do t’u jepen doza pa kosto. Më parë, shtetet përbërëse të Indisë duhet të paguanin qeverinë qendrore për blerjen e vaksinës.
