Maqedoni

Covid 19, vazhdon trendi i ulët i infektimeve

21.06.2021 11:21

Tashmë disa ditë me radhë vendi ynë po shënohet trend të ulët të infektimeve Covid....

Tashmë disa ditë me radhë vendi ynë po shënohet trend të ulët të infektimeve Covid.  
 
Në statistikën e djeshme nuk u regjistrua asnjë viktimë ndërsa numri i rasteve të reja ishte vetëm 8. Në 24 orët e fundit u kryen 3 265 testime dhe prej rasteve pozitive tre të infektuar u regjistruan në  Shkup, dy në Strumicë dhe nga një në Kumanovë, Veles dhe Kërçovë. Numri I rasteve aktive në vend është ulur në 287 persona pasi në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 72 pacientë të shëruar. Që nga fillimi I pandemisë, nga Covid-19 janë prekur 155 mijë e 624 persona. Prej tyre, jetën e kanë humbur 5475 pacientë dhe 149.862 persona janë shëruar.