Maqedoni

Po vjen i nxehti “Afrikan”, temperatura të enjten e të premten, 40 gradë

21.06.2021 11:35

Kjo javë ka nisur me temperatura të larta në vendin tonë....

Kjo javë ka nisur me temperatura të larta në vendin tonë. Parashikohet akoma më shumë rritje temperaturash dhe ditët më të nxehta të kësaj jave pritet të jenë e enjtja dhe e premtja.
 
I nxehti vjen edhe me dukuri të paqëndrueshmërisë lokale  të motit, që për shkak të energjisë së lartë të krijuar në atmosferë,  po manifestohen në  formën e stuhive me shi të rrëmbyeshëm intensiv, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe breshër të izoluar. Prandaj qytetarëve u apelohet të bëjnë kujdes dhe  të mos qëndrojnë jashtë gjatë periudhave me shi e vetëtima, sidomos jo nën pemë.
 
Nga nesër dhe në ditët në vijim, nën ndikimin e masës së ngrohtë të ajrit nga jugu, moti do të jetë shumë i nxehtë me temperatura mbi mesataren e sezonit. Të martën temperaturat do të ngrihen mbi 30 gradë, në ditët në vijim edhe mbi 35 gradë. Ditët më të nxehta të këtij qershori pritet të jenë e enjtja dhe epremtja, kur temperatura në disa qytete do të kalojë 40 gradë. Vazhdojnë të vlejnë këshillat e zakonshme për ditët e nxehta, mos dilni pa nevojë, pini sa më shumë ujë dhe patjetër për të sëmurët kronikë, merrni në kohë terapinë mjekësore.