Botë
Covid 19, ulen shifrat në botë, vazhdon vaksinimi
21.06.2021 12:09
Kina ka administruar më shumë se 1 miliard doza vaksinash, apo pothuajse 40% të 2.5 miliardë
Kina ka administruar më shumë se 1 miliard doza vaksinash, apo pothuajse 40% të 2.5 miliardë të injeksioneve të administruara globalisht. 100 milion doza u dhanë në 5 ditët e fundit. Kina arriti vetëm një milion dozat e para të administruara në 27 mars, dy javë më vonë se SHBA. Por ritmi u rrit ndjeshëm në maj, me më shumë se 500 milion injeksione muajin e kaluar.
Rusia vijon të promovojë fuqishëm vaksinimin e popullatës, duke organizuar edhe shorte për të vaksinuarit. Ata që do të marrin dozën e parë të vaksinës, do të jenë pjesë e një shorti ku do të mund të fitojnë makinë. Për një muaj, do të dhurohen 5 makina me vlerë mbi 10.000 euro. Në 24 orët e fundit në Rusi u regjistruan 14.723 raste të reja, gjysma e tyre në Moskë.
Italia ka vendosur datën 28 qershor për heqjen e maskave teksa vendi tashmë konsiderohet si “shtet i bardhë”. Ministria e shëndetësisë megjithatë pritet të nxjerrë një urdhër tjetër për të futur në karantinë ata që vijnë nga Anglia, e kjo nga frika e variantit Delta të Covid, i njohur ndryshe edhe si varianti indian. Ata që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, ku varianti Delta është i shfrenuar, do të duhet t’i nënshtrohen një karantine pesë-ditore.
Pas pesëmbëdhjetë muaj mbyllje dhe izolim në shumë rajone spanjolle rikthehet jeta e natës. Por ende duhet të zbatohen masat anti-COVID, kapacitet deri në 50%, detyrimi për të mbajtur maskë brenda, koha e mbylljes në 3:30 të mëngjesit dhe mbajtja e një regjistri të të pranishmëve që duhet të ruhet për një muaj për të gjurmuar klientët nëse ka raste të COVID-19.
GYLTENE SINANI
