Maqedoni
Zëvendëskryeministri Besimi për bisedime në Paris
02.12.2014 10:34
Zëvendëskryeminsitri i angazhuar për eurointegrime, Fatmi Beismi sot do të pritet nga sekretari shtetëror francez për çështje evropiane...

Zëvendëskryeminsitri i angazhuar për eurointegrime, Fatmi Beismi sot do të pritet nga sekretari shtetëror francez për çështje evropiane, Harlem Dezir, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Parisi.
Siç u kumtua nga kabineti i sekretarit shtetëror francez për çështje evropiane, në takimin Dezir dhe Besimi do të flasin për procesin për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Sekretari shtetëror francez, sipas Kej D'Orsej, në bisedime do ta nënvizojë rëndësinë e çështjeve të cilat kanë të bëjnë me shtetin juridik dhe të drejtat fundamentale, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore./MIA
