Maqedoni
Procesi i imunizimit, ASH-AAA: Vaksinimi i popullatës, dështim total
21.06.2021 13:37
Koalicioni ASH-AAA akuzon se vaksinimi I popullatës ëhtsë një dështim total...

Koalicioni ASH-AAA akuzon se vaksinimi I popullatës ëhtsë një dështim total. Sipas opozitës shqiptare, është e papranueshme që të mbyllen për tre ditë pikave të vaksinimit në vend dhe qytetarët të detyrohen të shkojnë në vendet fqinje.
“Jo vetëm kjo qendër por edhe shumë të tjera në RMV gjatë vikendit ishin të mbyllura. Për ne si koalicion kjo paraqet një hap të gabuar, amator dhe shumë të rrezikshëm. Ky hap i pamatur i Ministrisë së Shëndetësisë detyroi shtetasit tanë të vaksinohen në shtete e rajonit, duke harxhuar mjete dhe kohë edhe përkundër që i paguajnë kontribute shtetit të tyre amë. Për ne kjo ëhstë turp dhe rast pa p[recedan. Deri në mars të këtij viti, në Serbi janë vaksinuar 15 mijë shtetas të RMV-së, nuk kemi të dhëna nga shtetet e tjera. Nga të dhënat e organizatave relevante botërore, Maqedonia e Veriut radhitet në top 10 shtetet me numër më të vogël të të vaksinuarve.”, tha Bekim Tateshi nga koalicioni ASH-AAA.
VMRO-DPMNE: Qeveria pësoi fiasco, pasojat për qytetarët
VMRO DPMNE akuzon se qeveria dhe institucionet përgjegjëse, pësuan fiasco jo vetëm në menaxhimin e pandemisë, por edhe në dhënien e dokumenteve personale dhe e bëri shtetin të mos jetë në gjendje të shërbejë nevojat themelore të qytetarëve të tij.
“Kemi një fiasko dhe debakël të qeverisë, ata nuk mundësojnë nevojat themelore të qytetarëve, nuk ka dëftesa për nxënësit, nuk ka pasaporta, patentë shoferi, Kartat e identiteti për qytetarët, nuk ka targa për makinat, vaksinimi është bllokuar sepse nuk ka vaksina, nuk ka subvencione për fermerët, ka vetëm rritje të taksave, shtesë në akcizën e naftës kemi varfëri, fiasko dhe emigrim, thjesht katastrofë.”, tha Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE.
Opozita maqedonase kërkon edhe që qeveria të rimbursojë për këto shpenzime.
FLORIJE BELULI KAMBERI
