Maqedoni

Testim kualifikues në sh.m Dr Pançe Karagjozov, drejtimi i infermierisë më i preferuari i nxënësve

21.06.2021 14:31

Shkolla e Mesme e Mjeksisë Dr Pançe Karagjozov edhe këtë vit është shkolla më e preferuar e nxënësve....

Shkolla e Mesme e Mjeksisë Dr Pançe Karagjozov edhe këtë vit është shkolla më e preferuar e nxënësve. TVM 2 qëndroi në kët shkollë për të mësuar se pse ekziston interesim aq i madh për mjeksinë. Nxënësit që anketuam potencuan se sapo mbajtën testimet kualifikuese në lëndët kimi dhe biologji, ky pyetjet ishin nga materiali të cilin e kanë mësuar  por ishin  të vështira. Ata  më tej shtojnë se mjeksia është profesioni më I mire  që njohin, prandaj kanë përzgjedhur këtë  shkollë sepse tu ndihmosh njerëzve në nevojë është një ndjenjë e veçantë humane. 
 
“Pyetjet ishin pak të vështira sepse janë për provim pranues kanë qenë prej materialit dhe të gjitha ishin logjike. Shkolla e mjekësisë të tërheq sepse iu ndihmon njerëzve je aty për njerëzit je njeri human të gjithë konkurojnë për këtu sepse dikush të jep buzëqeshje sepse I ke ndihmuar për ndonjë smundje I ke dhënë infuzion dhe shum gjëra tjera”...
 
“Ishin 132 nxënës që kishin konkuruar për tu pranuar me 75 pikë për tu pranuar tash do ti shohim rezultatet nesër apo pasnesër. Ka pasur raste kur pas mabrimit të shkollimit të mesëm ka pasur punësime por do ta mbaroj edhe fakultetin.”, thanë nxënësit për TVM2.
 
Infermieria tradicionalisht vazhdon të mbetet drejtimi më I kërkuar andaj prej 132 nxënësve do të pranohen 102 në tre paralele me mësim në gjuhën shqipe. Të gjithë këtsa nxënës kanë sukses të shkëlqyeshëm por testimi do të jetë vendimtar. 
 
“Të gjithë janë me sukses të shkëlqyeshëm prej atyre ne kemi vetëm 102 vende të lira dhe diku 30 nxënës do të eliminohen pas testimit. Testimi kaloi në rregull, filloi në kohë dhe mbaroi në kohë zgjati një orë e gjysëm,  ishin testet nga kimia dhe biologjia dhe do të  shohim që të kemi ranglistën sa më shpejt.”, tha Maja Saliu, drejtoreshë e sh.m Dr Pançe Karagjozov.
 
Nga drejtoria thonë se në rast se sërisht  ka nxënës me pike të njejta ,nuk përjashtohet mundësia që prap të  organizohet testim kualifikues për këta nxënës. 
 
FLUTURA LATIFI