Ekonomi

Banka Investuese Evropiane, 100 milion euro për ndërmarjet e vogla dhe të mesme

21.06.2021 15:23

Mbështetje prej 100 milion euro nga Banka Investuese Evropiane do tiu shpërndahen ndërmarjeve të vogla...

Mbështetje prej 100 milion euro nga Banka Investuese Evropiane do tiu shpërndahen ndërmarjeve të vogla dhe të mesme në vend. Me këto mjete do të financohen rreth 300 projkete të ndërmarjve ndërsa kjo mbështetje vjen në kohën kur ekonomisë i duhet rimëkëmbje pas krizës së shkaktuar nga Covid19. Gjatë nënshkrimit të kësaj  marrëveshje mes Bankës investuese europiane dhe përfaqësuesve të Qeverisë u tha se mjetet do t’u jenë në dispozicion ndërmarrjeve përmes bankave afariste.
 
“Banka për zhvillim do të bashkëpunoj me bankat afariste për shpërandrje të shpejt të këtyre fondeve tek bizenset lokale që do të kenë dobi nga kushtet e volitshme të financimit të Bankës Invesutese Europiane.”, tha Liljana Pavolva nga Banka Investuese Evropiane
 
“Komapnitë e vogla dhe të mesme në këtë mënyrë mund të vazhdojnë të investoojnë dhe të sjellin inovacione. Me mbështjen e BE-së do të mund ta luajnë rolin e tyre në rikuperimin nga kriza shëndetësore. Edhe Qeveria u kyç në këtë drejtim dhe së bashku me BE-në ndaluan humbjet fiancniare, humbjen e vendeve punës dhe siguruan likuiditiet.”, tha Dejvid Gir, euroambasador.
 
“Përmes këtyre 100 milionë eurove presim të sigurojmë mbështetje financiare për të paktën 300 projkete të ndërmarjeve të vogla dhe të mesme.”, tha Kire Naumov, drejtor i Bankës për Zhvillim RMV
 
“Për ekonominë tonë këto mjete nënkuptojnë punësime të reja, investime të reja, ndërsa me këtë edhe lëvizje të aktivitetit ekonomik.”, tha Fatmir Besimi, ministër i financave.
 
Besimi mes tjerash vlerësoi se kjo është një dëshmi për dy partneritete të rëndësishme, së pari me BE-në dhe me BIE-në. Përmendi se edhe në linjat kreditore paraprake nga BIE-ja prej 450 milionë euro janë mbështetur mbi 2090 projekte.
 
ZEKIRJA MEXHITI