Botë

Për finlandezët lapsi do të shkojë në historinë

02.12.2014 11:40

Është më se e qartë se sot, përveç nënshkrimit, asgjë më nuk shkruhet me dorë...

Të gjithë janë të vetëdijshëm se gazetave në verzionin tradicional, në letër, ditët u janë të numëruara dhe u vijon fati i kartolinave dhe letrave, të cilat më askush nuk i shkruan, as nuk i dërgon.
 
Çdoherë e më shumë njerëz në botë përshtaten në trendet e reja dhe lexojnë literaturë profesionale në formë digjitale.
 
Qeveria finlandeze shkoi një hap përpara dhe solli vendim t'i ndërpresë orët në të cilat nxënësit e përvetësojnë mjeshtërinë për shkrimin e shkronjave. Ministria e Arsimit në Helsinki porosit se në të ardhmen "daktilografia do të konsiderohet për shkathtësi bazë".
 
"Ajo gjithsesi do të paraqesë ndryshim të madh kulturor, por dituria të shtypet në tastaturë sot është shumë më e rëndësishme", citohet në kumtesën e Ministrisë finlandeze, e cila planifikon masën e re ta sjellë nga viti 2016.
 
Shkruarja me dorë me siguri shkon në histori. Kohë më parë një hulumtim i zbatuar mes ekspertëve nga ana e Bi-Bi-Si, ka treguar se "për shumicën e mësimdhënësve është e mjaftueshme fëmijët t'i dallojnë shkronjat e mëdha dhe të vogla".
 
Edhe pse ekspertët pranojnë se shkrimi me dorë e zhvillon motorikën te fëmijët, megjithatë ato theksojnë se ajo mundet lehtë të ndërohet në vizatim ose arsim teknik, të cilat gjithashtu kanë ndikim pozitiv të trurit./MIA