Maqedoni
A ka vend për panik nga “lloji delta”? infektologët: Jo shqetësime por kujdes maksimal
21.06.2021 16:07
Varianti indian i cili është mutacion i dyfishtë tashmë i quajtuar nga OBSh-së si lloji “delta” i virusit korona po tenton ta rikthej frikën...

Varianti indian i cili është mutacion i dyfishtë tashmë i quajtuar nga OBSh-së si lloji “delta” i virusit korona po tenton ta rikthej frikën e pandemisë edhe në vendet e Ballkanit. Por a ka vend për panikë të tillë edhe tek ne? Infektologu i Klinikës Infektive Fadil Cana është i mendimit se nuk ka nevojë për shqetësime, por për kujdesje maksimale nga të gjithë. Sipas informacioneve që ai po shkëmben me mjekët në botë, varianti “delta” ka një përhapëshmëri më të madhe, por nuk ka informacione se i njëjti mund të shkaktojë vdekëshmëri më të madhe se sa variantet tjera të virusit korona. Deri në këto momente nuk ka dyshime se mund të jetë i prekur nga lloji delta ndonjëri prej të shtruarëve në Klinikën Infektive, thotë Cana.
“Deri tash është vërtetuar se prej 30 deri më 40 % është më i shpejtë në përhaphjen se sa virusi korona fillestar të themi, por kjo nuk do të thotë se ky virus delta e rrit vdekshmërinë dhe për këtë do të duhet trajtim i veçantë.”, tha Fadil Cana, infektolog.
Cana thotë se nga mutacioni “delta” duhen të kenë kujdesë maksimal të pavaksinuarit dhe personat që nuk kanë kaluar virusin korona.Ai është i mendimit se vaksinat e shpikura anti-covid mbrojnë nga mutacioni i dyfishtë“delta”.
“Hultutimet tregojnë se vaksinat mbulojnë këtë variantin delta të virsuit korona, por normal se kujdesi duhet të jetë tek personat që nuk e kanë kaluar virsusin korona dhe personat të cilat aspak nuk janë të vaksinuar. Sa i përket të një pjesë e madhe e personave të cilat e kanë kaluar virusin korona dhe pjesën tjetër që janë vaksinuar me vaksinat donacion nga vendet fqinje, besojë se nuk duhet të jetë shqetësim ky varian.”, tha Cana.
Cana poashtu vlerëson se vendi ynë është në prag të arrtjes së imunitetit kolektiv, për shkak të numrit të madh të qytatarëve të infektuar dhe nga ana tjetër edhe për shkak të vaksinimit të pjesërishëm të qytetarëve në vend dhe vendet fqinje. Në ndërkohë në fuqi mbetet masa e karantimit të detyrueshëm 14 ditor për qytetarët të cilët kthehen nga India, ndërsa nuk ka paralajmërime nga ana e autoriteteve shëndetësore se mund të kemi restrikcione të reja.
REXHEP QAMILI
