Botë

Ministrat e Jashtëm të NATO-s mblidhen sot në Bruksel

02.12.2014 12:34

Ministrat e Jashtëm të NATO-s, mblidhen sot në Bruksel...

Bisedimet pritet të dominohen nga kriza në Ukrainë dhe marrëdhëniet e përkeqësuara midis Moskës dhe Perëndimit.
 
Para bisedimeve, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “2014-ta ka qenë një vit i agresionit, krizës dhe konfliktit” dhe se “aksionet e Rusisë kanë minuar sigurinë euroatlantike”.
 
Ministrat po ashtu pritet të diskutojnë për një forcë të përkohshme për reagim të shpejtë, e cila do të ishte gati nga viti 2015. 
 
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani dhe shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah, pritet të marrin pjesë po ashtu në takim, pasi ministrat e NATO-s do të lansojnë misionin trajnues dhe këshillues në Afganistan.