Botë

Vuçiç, i dëshpëruar nga tërheqja e gazit rus

02.12.2014 12:36

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se tërheqja e Rusisë nga ndërtimi i tubacionit të gazit “Rrjedha e Jugut”...

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se tërheqja e Rusisë nga ndërtimi i tubacionit të gazit “Rrjedha e Jugut” është lajm i keq për Serbinë, por se “qytetarët nuk duhet të brengosen për furnizimet me gaz”.
 
Vuçiq, ka thënë se së shpejti do të bisedojë me presidentin rus, Vladimir Putin dhe zyrtarët e tjerë për këtë çështje.
 
“Serbia nuk i ka kontribuar assesi këtij vendimi. Shtatë vjet ka investuar në këtë projekt, por paguajmë çmimin e konflikteve të mëdha”, ka thënë Vuçiq për mediat serbe. 
 
Të hënën, presidenti rus, Putin, ka thënë se Rusia do të heqë dorë nga tubacioni i gazit natyror “Rrjedha e Jugut” nëse Bashkimi Evropian është kundër tij.