Maqedoni

MPB: Deri të dielën sistemi i dokumenteve personale jashtë funksionit

22.06.2021 13:20

Për shkak të ndryshimeve në sistem, qytetarët nuk do të mund ti marrin dokumentet personale deri të dielën...

Për shkak të ndryshimeve në sistem, qytetarët nuk do të mund ti marrin dokumentet personale deri të dielën. Ministria e Punëve të brendshme përmes një lajmërimi ka njoftuar qytetarët se nga e mërkurë e deri të dielën nuk do të jetë në funksion sistemi për pranim dhe dhënie të dokumenteve personale. E gjithë kjo po ndodh për shkak të vendosjes së sistemit të ri në punë.
 
“Njoftohen qytetarët të cilët kanë caktuar termin për aplikim për dokument personal me procedurë urgjente në ditët 23, 24 dhe 25 qershor 2021, të vijnë në hapësirat e MPB-së ku kanë të caktuar termin për dokument personal më 22.06.2021 gjatë gjithë ditës së punës ose më 23.06.2021 deri në orën 12:00.”, informojnë nga MPB.
 
I njejti njoftim vlen edhe për personat të cilat kanë caktuar temrin për procedurë të rregullt, të drejtën e parashtrimit të kërkesës për dokument personal, do të mund ta realizojnë në cilindo termin në vendin e njëjtë ku kanë caktuar në periudhën prej 28.06.2021 deri më 02.07.2021. Nga MPB shtojnënë se dokumentet e gatshme personale qytetarët mund t’i marrin deri më 23.06.2021 deri në fund të orarit të punës, sepse më 24 dhe 25 qershor nuk do të jetë e mundur dhënia e tyre. Pos kësaj qytetarët që nga fillimi i maujjit po përballen edhe me problemin e aplikimit për dokumentet personale. Për shkak të kërkesave enorme gjatë kësaj periudhe për pasaporta, Kuvendi solli vendim me të cilin nga 1 korriku iu vazhdohet afati i i vlefshmërisë pasaportave të skaduara. 
 
"Shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të jenë në gjendje të përdorin pasaporta vlefshmëria e të cilave skadon pas 31 korrikut 2020. Afati i fundit për vlefshmërinë e dokumenteve të udhëtimit do të jetë 31 dhjetori", duke shtuar se përmes MPJ për këtë vendim janë njoftuar të gjitha shtetet. Partitë opozitare e kanë kritikuar qeverinë dhe MPB-në se në këtë periudhë të vitit kur vijnë edhe mërgimtarët qytetarët e vendit nuk kanë mundësi të nxjerrin dokumente personale, por edhe lejet për vozitje, targat e veturave si dhe dëftesat për përfundimin e vitit shkollorë. 
 
ZEKIRJA MEXHITI